Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani i është drejtuar popullit pas dorëheqjes së Hashim Thaçit.
Sipas Osmanit, Tribunali Special është përgjegjësi që Kosova e ka marrë dhe ka vlerësuar përgjigjen e ish-udhëheqësve të UCK-së ndaj saj.
Osmani, ka folur për herë të parë, që kur Hashim Thaçi dha dorëheqjen, për t’u nisur në Hagë.
Ajo thotë se vendi është duke kaluar në një situatë të vështirë dhe shton se shteti forcohet nga sfidat që i përballon.
“Ne jemi të vetëdijshëm se veprimet e dhomave të specializuara janë rrjedhojë e obligimeve shtetërore që Kosova i ka pranuar, Proceset që vijnë pas nuk do ta dëmtojnë përpjekjet për shtet-ndërtim”, ka thënë Osmani.
“Unë dua t’u shpreh vlerësimin tim të gjithë atyre që u janë përgjigjur ftesave të Dhomave të Specializuara”, ka shtuar ajo. “Kjo kohë kërkon lidership dhe përgjigje të unifikuar shtetërore”.
“Si ushtruese e detyrës së Presidentit, do të angazhohemi çdo ditë që Kosova të jetë shtet, që ëndrrat e qytetarëve të jetësohen”, ka thënë Vjosa Osmani.
Gjithashtu Osmani ka përmendur krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve dhe ka thënë se agresori dhe viktima të mos barazohen.
“Dua t’ju lusë të qëndrojmë ngushtë me njëri-tjetrin. Do të garantojë funksionimin demokratik të institucioneve dhe do të ruajë stabilitetin. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e Kosovës dhe miqtë e saj”.