Pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi nga posti, Kosova është vendosur përballë sfidës së zgjedhjes së një Presidenti të ri.
Vjosa Osmani ka marrë përkohësisht detyrën e Presidentit, ndërkohë që partitë politike qeveritare duhet të zgjedhin një president të ri.
Përplasja më e madhe është mes LDK- AAK. Ministri i Drejtësisë Selim Selimi, ka deklaruar se AAK do mbështesë vetëm Ramush Haradinajn.
“Nëse e quani këmbëngulësi, ne jemi e vetmja parti që ka qenë transparente me pozicionin e saj. Ne kemi vetëm një propozim, dhe ai është Ramush Haradinaj” – tha
Selimi. “AAK me vullnetin e deputetëve që ka në Kuvend, është zotuar që do ta përkrahë vetëm kandidatin për president, Ramush Haradinaj”.
Para se Thaçi të jepte dorëheqjen, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri tha për mediat se në rast se Thaçi do linte detyrën kandidat mund të jetë edhe Isa Mustafa.