Duket se as mbretëresha Elisabeth II nuk ka mundur t’i shpëtojë dot trafikut, të krijuar ditën e fundit para bllokimit të dytë të vendit për shkak të Covidit.
Qytetarët e kanë parë atë të bllokuar në trafik të mërkurën pasdite ndërsa ajo kthehej në Windsor pas një angazhimi zyrtar.
Fotografitë me celular tregojnë kolonën e Mbretëreshës të përbërë prej tre automjetesh “Range Rover” dhe motorë që lëviznin në anën e gabuar të rrugës për të shmangur radhën.
Në atë kohë, rreth orës 16:00 të pasdites së të mërkurës, banorët e Londrës kishin filluar të largoheshin nga kryeqyteti për t’u vendosur në shtëpitë e dyta, para se të hynte në fuqi bllokimi kombëtar në mesnatë.