Banka e Anglisë ka rritur programin e blerjes së tituvje të borxhit me 150 miliardë paund, ndërkohë që pret më shumë dëm ekonomik nga masat e koronavirusit dhe Brexit. Në ditën kur Anglia nisi karantinën 4-javore për të frenuar valën e dytë të Covid-19, Banka e Anglisë bëri të ditur se po vlerëson interesat negative.
“Nëse perspektiva për inflacionin dobësohet, komisioni është i gatshëm për të bërë çfarëdo veprimi të nevojshëm”, -deklaroi banka, ndërsa uli projeksionet.
Ekonomia britanike pritet të me një normë rekord prej 11% në vitin 2020, më shumë se 9.5% që projektohej në mars. Sipas bankës, perspektiva ekonomike qëndron e pasigurt, për shkak të krizës së Covid-19 dhe mosmarrëveshjeve në lidhje me Brexit, shkruan Scan-tv.
Ekonomia është mbështetur nga një rritje në shpenzimet qeveritare të financuara me borxh dhe Banka e Anglisë po blen shumë prej këtyre obligacioneve. Paketa e shpenzimeve emergjencë e ministrit të Financave Rishi Sunak, ka sjellë defiçitin më të madh buxhetor që prej Luftës së Dytë Botërore.
Banka e Anglisë mbajti normën bazë të interest në 0.1% ashtu si ç’pritej dhe nuk përmendi interest negative. Paundi u rrit kundër dollarit dhe euros pas lajmërimit. Rritja e programit të blerjes së borxhit e çoi totalin në 895 miliardë paund, sipër pritshmërive.