Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Numri i të infektuarëve rritet, Rama nuk merr masa por vazhdon të paguajë klientët dhe sulmojë opozitën


Kreu i PD-së  Lulzim Basha vijon sërish t’i bëj thirrje qeverisë për shtimin e masave për të përballuar pandeminë e koronavirusit në vend.

Me një postim në Twitter, ai shkruan se me rritjen e numrit të rasteve me koronavirus, jeta e njerëzve vijon të jetë në rrezik.

Numri i të infektuarve me Covid po thyen rekordet. Me qindra njerëz kanë humbur jetën dhe fatkeqësisht shumë të tjerë janë në rrezik. Në vend që të marrë masa dhe të ketë një plan kundër pandemisë, Rama vazhdon të paguajë klientët e tij dhe të sulmojë opozitën që i nxori faktet” – shkruan kryedemokrati në Twitter.

Basha shkruan se Rama nuk po i çon paratë për të shtuar kapacitetet mjekësore dhe tani pasi ka shkatërruar ekonominë kërkon të shkatërrojë jetën dhe shëndetin e njerëzve.

Në vend që të shtojë mjekët, infermierët e shtretërit në spitale, ja jep milionat mafias së plehrave. Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë. Pasi shkatërroi ekonominë, tani ai po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Bashkë do ta mundim këtë të keqe e do ta shërojmë vendin” – shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *