Vendosni fjalën kyçe....

Brataj paralajmëron mbyllje: Infeksioni është shpërndarë në një masë të madhe, rrezikohen kufizimet


Kreu i Urgjencës Kombëtare dhe anëtari i Komitetit Mjekësor Teknik, Skënder Brataj, ka paralajmëruar një mbyllje të mundshme duke parë rritjen e rasteve të Covid-19.

Brataj tha se do ketë masa për të kufizuar lëvizjen.

Infeksioni është shpërndarë në një masë shumë të madhe. Patjetër që masa do të ketë sepse me këto përmasa që po merr sëmundshmëria detyrimisht duhet që të kufizohen. Nëse nuk kontrollohen duhet që të merren masa”-tha Brataj.

Sipas ekspertëve, kjo situatë është pasoje e lehtësimit të masave afro një muaj më parë dhe mos respektimi i tyre.

Nuk po respektojnë masa. Hapja e shkollave ishte një thikë me dy presa dhe vazhdon të jetë. Lokalet në darkë dhe çfarëdo lloj qofshin janë bërë një strehë të mos mbajtjes së maskës, mos respektimit të distancës dhe as të kufizimit të infeksionit”, tha Brataj për Klan.

Të rinjtë janë grupmosha më e prekur nga Covid-19. Nga 1300 thirrje të regjistruara në urgjencën kombëtare dy javë më parë, tani numri ka arritur në 3 mijë në 24 orë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *