Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi nga Durrësi: Pas 1 viti qeveria vetëm premton, banorë e dëmtuar nga tërmeti jetojnë jashtë


Ish-deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, nga Durrësi ka denoncuar vonesën me ndërtimin e shtëpive të dëmtuarëve nga tërmeti i një viti më parë.

Blylykbashi ka postuar videon ky shihen banesat e dëmtuara të cilat nuk kanë marrë akoma zgjidhje që banorët të kthehen në një strehë të sigurt dhe të rindërtuar.

Pas një viti thotë ish-deputeti qeveria vetëm premton dhe krijon video 3D.

Nuk e fsheh dot dështimin asnjë montazh kryeministrior, sikundër asnjë video me projekte 3D nuk e mbulon dot të vërtetën e dështimit të ndërtitmit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i vjetshëm.

Si pasardhës i partisë që rrëmonte në biografinë e njerëzve, edhe Edi Rama në çdo dëshmi të vuajtjeve kërkon “armikun e klasës” sepse nuk e duron atë që të thotë të vërtetën e hallit që e ka zënë duke ia nxjerrë zbuluar propagandën bajatë”-shkruan Bylykbashi.

Më tej Bylykbashi thotë se: për Edi Ramën, anëtarët dhe aktivistët e opozitës nuk kanë të drejtë as të zhdëmtohen si të gjithë të tjerët për dëmet që u ka shkaktuar tërmeti, as të ankohen për diskriminimin politik që u bën pushteti.

Jo vetëm kaq, por Rama ua fsheh shqiptarëve dëshmitë e tyre me zë dhe me figurë dhe pamjet faktike nga shtëpitë e tyre të rrënuara dhe të pabanueshme.

Fakti është se çuditërisht sa herë që kryetari apo një përfaqësues i opozitës shkon të shohë gjendjen e qytetarëve të mbetur pa strehë, pushteti del të premtojë se punimet fillojnë pas disa ditësh.

E vërteta është kjo: Edi Rama, Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj i kanë lënë familjet e dëmtuara nga tërmeti në çadra, në shi, në baltë prej 1 viti.

Pas 1 viti, ata s’kanë asnjë rezultat konkret, por vetëm premtime: të njëjtat premtime fallso dhe bajate që u ofrojnë qytetarëve me lugën bosh të propagandës. E verteta nuk fshihet”.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *