Vendosni fjalën kyçe....

Frikë nga gripi i shpendëve, Holanda vendos të mbysë 215 mijë pula të infektuara


Ministria Holandeze e Bujqësisë ka urdhëruar therjen e rreth 215 mijë pulave pas zbulimit të një lloji shumë infektiv të gripit të shpendëve në një fermë afër kufirit me Gjermaninë.

Ministria e Bujqësisë njoftoi të enjten se gripi i shpendëve ishte gjetur në një fermë në qytetin lindor të Puiflijk. Në mënyrë që të parandalojë përhapjen e virusit, qeveria ka urdhëruar shkatërrimin e rreth 215,000 zogjve. Kjo përfshin rreth 100,000 pula në fermën ku u gjet infeksioni dhe 115,000 pula në një mjedis tjetër, shkruan RT.

Ky urdhër do të ekzekutohet nga Autoriteti Holandez i Ushqimit dhe Sigurisë së Produkteve të Konsumatorit dhe do të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Kjo është hera e dytë në pak javë që një shpërthim i gripit të shpendëve zbulohet në Hollandë. Javën e kaluar rastet u diagnostikuan në një fermë në Altforst dhe pak më pak se 36 mijë zogj u vranë. Shpendët e infektuar në Puiflijk janë rreth 3 kilometra larg nga Altforst.

Të hënën Mbretëria e Bashkuar urdhëroi therjen e 13 mijë pulave pasi i njëjti lloj i gripit të shpendëve, H5N8, u zbulua në një fermë në Frodsham.

Sidoqoftë, ky lloj është zbuluar më parë dhe është përhapur kryesisht nga zogjtë shtegtarë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e konsideron rrezikun e transmetimit tek njerëzit si të ulët, por “nuk mund të përjashtohet”. Ky lloj i veçantë gripi nuk ka infektuar asnjë njeri në të gjithë botën deri më sot.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *