Vendosni fjalën kyçe....

Gratë naftëtare pas 23 ditësh grevë: Mbrëmë folëm si do vetëflijohemi


Gratë naftëtare në Ballsh kanë hyrë sot në ditën e 23-të të grevës së urisë. Të gjendura në vështirësi, ato thonë se mbrëmjen e kaluar kanë diskutuar dhe për mundësinë e vetëflijimit, pasi u vjen rëndë të dalin nga greva pa pagat e prapambetura, që ishte dhe qëllimi kryesor pse u futën në grevë.

Ato kërkojnë zgjidhje sa më shpejt nga kryeministri Edi Rama ndërsa paralajmërojnë për një tragjedi. Grevistet presin dhe një reagim nga gratë deputete të Parlamentit, të cilave çdo ditë u kanë përcjellë një mesazh të tillë.

”Gjendja ka qe në shumë e keqe mbrëmë. Kam qenë shumë sëmurë nga zemra. Shihja shoqet që më jepnin kurajo, dhe thoja a do gdhihem të shoh vajzat e mia që kam 23 ditë. Thoja për çfarë ika nga familja, për bukën e gojës.

Zonjat e parlamentit shqiptar duhet të reagojnë për këto nëna. Nëna është e shenjtë se krijon familje, po unë s’jam e zonja ta mbroj familjen time. Kërkojmë zgjidhje nga kryeministri një sahat e më parë. Mos të ndodhë ndonjë tragjedi këtu tek te, që mendonim mbrëmë çfarë do bënim, si do vetëflijohemi se na vjen rëndë. Për bukën e gojës kemi ikur, s’jemi për qejf.

I bëj thirrje dhe atyre zonjave të Parlamentit, nëse kanë ndjesinë e nënës që i përkëdhelin fëmijët e tyre në darkë. Kam 23 ditë nuk e di, hanë, pinë, shkojnë në shkollë vajzat e mia. Kush kujdeset për to. Nuk e di jam shumë e mërzitur, Zoti më ndihmoftë që të dal që këtëj dhe të vete pranë fëmijëve se jam shumë sëmurë nga zemra sot.”– tha një nga naftëtaret.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *