Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja në Kurbin plagos burrin me sqepar në kokë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotëm në Kurbin, ku një grua ka goditur me sqepar në kokë bashkëshortin e saj.

Sipas policisë, gruaja 58 vjeçare Drane Deda është konfliktuar me bashkëshortin e saj Llesh Deda (61 vjeç) dhe më pas e ka qëlluar me sqepar në kokë.

Pas kësaj, zoti Deda është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

“Sot ,në orët e para të mëngjesit, në fshatin Sanxhak, Kurbin, për motive ende të paqarta shtetasja D.D.,58 vjeçe ka goditur me sende të forta bashkëshortin e saj shtetasin Ll.D.,61 vjeç, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Shtetasja D.D. është shoqeruar në Komisariatin e Policisë Kurbin ,për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendgjarje punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.”- njofton policia.

Sipas fqinjëve, çifti ka pasur herë pas here konflikte por asnjëri nuk ka bërë denoncime për dhunë në familje. Ata kanë dhjetë fëmijë bashkë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *