Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se nëse zgjidhjet President i Kosovës mund të mbroj interesin e Kosovës.
Ish-drejtuesi i UÇK-së tha se ende nuk ka një pakt për këtë çështje mes partive politike por deri tani ka gjetur mirëkuptim.
“Mund të ruaj drejtimin dhe interesin e Kosovës dhe me mbajt dinamik dhe përparimin e Kosovës. Kam një mirëkuptim nga partnerët dhe palëve në politikën vendore, jemi në diskutim e sipër. Nëse ndodh unë do ta respektoj besimin e tyre. Nëse jo, do të vazhdoj t’i shërbejë vendit dhe të ruaj interesat e Kosovës”, deklaroi Haradinaj.
Ish-kryeministri i Kosovës duke komentuar zhvillimet e fundit në Kosovës dhe arrestimet për krimet e luftës, tha se besonte tek pafajësia e bashkëluftëtarëve por edhe tek drejtësia, pasi pikërisht nga padrejtësia shqiptarët kanë vuajtur për shumë shekujt.
“Janë 20 vjet pas luftës dhe ne si shqiptarë nuk kemi asnjë arsye për mos me besu në drejtësi, qoftë të Zotit dhe qoftë të Gjykatave Ndërkombëtare. Nuk kemi arsye pse me i ik drejtësisë, kjo është gjëja më e mirë që po na ndodh sepse ne shqiptarët prej padrejtësisë kemi vuajtur me shekuj.
Na janë bërë padrejtësi, jemi trajtuar keq, jemi rreziku, jemi shfaros realisht. Është edhe një Kosovë në territorin e Serbisë sot, Toplicat, që janë zhvendos para Lidhjes së Prizrenit. Pra nuk kemi arsye për mu frikësu prej drejtësisë. E kam për krenari me i tregu botës që jemi brez që kemi kriju lirinë tonë. Vlera më sublime sot është liria”- përfundoi Haradinaj.