Pamje trishtuese vijnë nga stadium i qytetit të Krujës, i cili ka marrë pamjen e një kullote ku kullosin bagëtinë.
Ky stadium ka dalë krejtësisht jashtë funksioni brenda një kohe shumë të shkurtër duke u kthyer në një gërmadhë.
Brenda një harku kohorë shumë të shkurtër stadiumi i qytetit ka dalë totalisht jashtë funksioni, për futboll as që bëhet fjalë, thjeshtë është shndërruar në një gërmadhë.
Tifozët dhe qytetarët e Krujës bëjnë thirrje që instancat përkatëse të rikonstruktojnë stadiumin. “Unë si tifoz i Kastriotit më vjen shumë keq”- tha një qytetar.
Një tjetër tha: “Shikojeni vetë se si është katandis stadiumi i Krujës. Është e padiskutueshme që çdo turist që vjen nga jashtë kërkon të shohë qytetin historic të Krujës dhe kur vjen puna kalo rrugës dhe shikon një stadium totalisht të shkatërruar. Nuk vë dorë kurrkush, mendoni dhe bëni një gjë për këtë qytet dhe për rininë.”
Ekipi i Kastriotit është i detyruar që ndeshjet t’i zhvillojnë në stadiumin e Kamzës.
Stadiumi ishte pjesë e një projekti të përbashkët nga Bashkia dhe FSHF-ja, mirëpo kriza e krijuar nga tërmeti dhe pandemia, e lanë pezull këtë projekt.
Drin Masha, përfaqësues i Bashkisë Krujë tha për “News 24” se projekti për rikonstruksionin e stadiumit qëndron në fuqi por për momentin nuk është prioritet.