Vendosni fjalën kyçe....

Po bënte kërcënime me thikë jashtë shkollës fillore në Paris, arrestohet i dyshuari


Policia franceze ka arrestuar një person i cili mbante në duar një thikë jashtë një shkolle fillore në Paris.

Lajmi është konfirmuar nga ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin.

“Unë përshëndes gjakftohtësinë dhe dinamizmin e policisë, e cila ndërhyri shumë shpejt për të arrestuar një individ të rrezikshëm, të armatosur me një thikë, para një shkolle fillore në Seine-Saint-Denis”, tha Darmanin. Ai shton: “Ky individ po bënte kërcënime”.

Burri në fjalë thuhet se po kërcënonte prindërit ndërsa ata linin fëmijët e tyre në shkollën në Rosny-sous-Bois.

Burri u përshkrua nga media franceze si “shumë jo koherent” dhe është marrë në pyetje megjithëse nuk ka pasur asnjë koment nga prokurorët francezë të antiterrorizmit deri më tani.

Ky incident vjen pas një vale të re sulmesh terroriste që duket se ka nisur në Francë dhe në Europë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *