Vendosni fjalën kyçe....

Rama kërkon mandatin e tretë për Rindërtimin: S’do i merrni shtëpitë po e morën ata stafetën


Kryeministri Edi Rama ka dhënë argumente nga vizita e tij në Durrës, se përse duhet të marrë mandatin e tretë.

Rama tha se opozita i ka harruar prej vitesh, zonat ku ka marrë votat pas zgjedhjeve.

“Imagjinoni në vend të një mandati të 3 për PS-në të ktheni në krye të punëve të vendit ata që jo vetëm janë të paaftë që të bëjnë këto transformime, por dhe të pashqetësuar, nuk iu bën asnjë përshtypje pisllëku, plehrat, asnjë përshtypje rrëmuja dhe kaosi, e madje në më shumë se një herë e kanë thënë sa krenarë janë për ndërtimet pa leje, për zonat ku me vite të tëra kanë mundur të marrin vota, e për vite të tëra kanë lënë aty vetëm hijen e harresës pas çdo votimi.”– tha Rama.

Ai shtoi si argument Rindërtimin, se përse shqiptarët duhet të votojnë përsëri socialistët për një mandat të tretë.

Kryeministri dha shembullin e banorëve të përmbytur në Shkodër, ku sipas tij, këta të fundit morën dëmshpërblimet vetëm kur erdhi PS-ja në pushtet.

 “Zgjedhja është shumë e thjeshtë sepse s’ka nevojë të mundosh veten e të pyesësh si janë këta po erdhën në pushtet sepse janë po të njëjtët.

S’ka asnjë shans kush që të marrë shtëpinë e re apo apartamentin e ri gjatë vitit që vjen në zonat urbane apo të mund të marrë atë që u takon, në kohë, apo me cilësi, nëse kjo punën ndërpritet këtu dhe u jepet atyre mundësia për të marrë stafetën.

Një numër shumë më i vogël se ata që u prekën nga tërmeti, një përmbytje jo e vogël në Shkodër që la disa mijëra familje të dëmtuara, kjo histori u përmbyll nga ne kur morëm detyrën,

Nëse ne s’do e kishim marrë detyrën ata njerëz s’do i kishin marrë kurrë paratë.

Po të mos kishim marrë ne detyrën, invalidët dhe personat me aftësi të kufizuara s’do i kishin marrë kurrë 40 milionë dollarë.

U desh të vinim ne në detyrë që ata të merrnin paratë dhe që shteti ti jepte atë që u detyrohej. Ata s’mund të na tregojnë një shkollë që kanë bërë me standarde europiane, apo një kopshte apo një çerdhe që mund t’i afrohet sado pak, shkollave kopshteve apo çerdheve që kemi ndërtuar ne”, tha Rama.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *