Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar rekord të ri prej 1.128 rastesh të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 37.499.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 12 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 1.096.
Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 22.835, përfshirë 307 pacientët e shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 13.568.
Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 3.082 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 265.528.