Vendosni fjalën kyçe....

Trajneri i Italisë konfirmohet me Covid-19


Trajner i Azzurrve është asiptomatik dhe është në izolim në shtëpi, pasi që është testuar pozitiv me COVID-19.

“Si pjesë e kontrollimeve periodike të Federatës dhe anëtarëve teknik të skuadrave Kombëtare para ndeshjeve të UEFA-së, trajneri Roberto Mancini është testuar pozitiv me COVID-19”, ka shkruar FIGC në këtë deklaratë. 

“Ai është tërësisht asiptomatik dhe në përputhje me rregulloren, tekniku italian është izoluar në shtëpinë e tij në Romë”.

“Federata i ka lajmëruar autoritetet lokale shëndetësore. Trajneri do të jetë në gjendje që t’i bashkohet Kombëtares në Coverciano pasi që kalon testet sipas portokolit për rikthim te të shëruarve nga UEFA”. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *