Aplikacioni i mesazheve WhatsApp ka prezantuar risinë e re.
Prej muajit Dhjetor, të gjitha mesazhet e dërguara do të fshihen pas një periudhe 7-ditore. Kompania në pronësi të Facebook, u shpreh se kjo risi vjen për shkak se duan t’a bëjnë komunikimin e përdoruesve të tyre ‘më privat’.
WhatsApp, sqaron se ata që e përdorin aplikacionin mund ta aktivizojnë vetë opsionin për fshirjen e mesazheve. Zëdhënësi i WhatsApp, në një deklaratë tha, “mendoj se njerëzit do të jenë më të qetë nëse e dinë se diçka që kanë shkruar dikur, nuk do të jetë më aty”.
Rrjeti i shkëmbimeve të mesazhave, i cili ka më shumë se 2 miliardë përdorues i bashkohet kompanisë tjetër, Snapchat, me këtë inciativë për fshirjen e mesazheve