Një grua amerikane ka zbuluar tradhëtinë e të dashurit të saj, falë budallallëkut të tij i cili i ka dërguar një “Selfie” në dukje normale.
24-vjeçarja Sydney Kinsch, ka treguar se ish-i dashuri i saj i dërgoi asaj përmes “Snapchat”-it një foto selfie nga makina, mirëpo në reflektimin e syzeve të tij shiheshin këmbët e një vajze.
Sydney ka publikuar një video, ku tregon veten e saj duke qëndruar para fotos së të dashurit të cilit i mbulon gjysmën e fytyrës. Pastaj ajo del në anën tjetër të fotos, duke zbuluar detajin në syze: këmbët e një gruajë në dritare.
“Kontrolloni reflektimin në syzet e diellit të të dashurit tuaj vajza”– thotë Sydney, citon Daily Mail.
Më pas ajo tregon se i kishte kërkuar llogari të dashurit për këmbët e vajzës por ai i kishte thënë se ishte e dashura e një miku. Por Sydney nuk ishte bindur.
“Unë e telefonova atë dhe e pyeta nëse ai e kuptoi se më kishte dërguar një kur*ë në Snapchat e tij dhe ai nuk kishte asnjë ide. Kështu që unë ia dërgova dhe ai më quajti të çmendur dhe se ishte e dashura e mikut tonë dhe që atij i lejohej të kishte miq.”- tregon 24-vjeçarja.
Mirëpo më vonë ajo mësoi se ai e kishte tradhëtuar të paktën pesë gra të tjera vetëm gjatë muajit të kaluar. Qindra mijëra njerëz e kanë pëlqyer videon e vajzës dhe i kanë bërë asaj komente mbështetëse.