Vendosni fjalën kyçe....

Avokati i Thaçit “bllokon” prokurorin: Akuzat për trafik organesh e Shtëpinë e Verdhë s’janë gjëkundi, mbi to u ngrit Gjykata Speciale


Gjatë fjalës së tij në seancën gjyqësore, avokati i Hashim Thaçit, pyeti prokurorin dhe gjyqtarin e çështjes lidhur me akuzat ndaj ish-presidentit të Kosovës.

Sipas tij, në aktakuzë nuk ka asgjë lidhur me akuzën e trafikut të organeve dhe Shtëpinë e Verdhë në Shqipëri ku pretendohet se janë kryer operacionet për marrjen e organeve.

Avokati tha se dy akuzat e lartpërmendura ishin thelbësore për ngritjen e Gjykatës Speciale ndërkohë që në akakuzë ato nuk janë.

“Ku janë pretendimet për vjedhjen e organeve njerëzore dhe historia e shtëpisë së verdhë, dy akuza krysore që nxitën ngritjen e kësaj gjykate. Që nisi nga një gjysmë faqe e prokurpores Karla del Ponte e që vijoi më pas me raportin e Dick Marty-t. Edhe pse është një gjyq ndaj figurave të Kosovës por nuk ka asnjë simbol të Kosovës këtu. Mund të vini flamurin e kuq me shqiponjë. Thaçi e dinte se akuzat ishin gjepura dhe ndihmoi KE-në me ngritjen e kësaj gjykate. Asgjë në këtë aktkuzë nuk flet për vjedhjen e organeve. Këto pretendime do tregohen gjatë gjykimit që janë false. Thaci është një person me integritet dhe i ka shërbyer vendit të tij në luftë e paqe dhe nuk ka asnjë lidhje me akuzat.”­ – tha ndër të tjera avokati.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *