Vendosni fjalën kyçe....

Avokati i Trump: Do provoj në gjykatë sesi demokratët i ngritën nga varret njerëzit për të votuar


Avokati i presidentit Donald Trump, Rudy Giuliani, tha se ai është duke punuar për rastet e mashtrimit me votën në Pensilvani.

Giuliani pretendon se fitorja e Joe Biden atje ishte e manipuluar dhe se republikanët atje kanë kërkuar një rinumërim të votave.

Natën e zgjedhjeve kryesimi prej 800,000 votash i Donald Trump u zhduk nga qindra mijëra posta në fletët e votimit të numëruara pa ndonjë vëzhgues republikan.” – shkroi Giuliani të dielën në mëngjes, një ditë pasi Associated Press ia dha votat elektorale të Pensilvanisë, demokratit Joe Biden.

“Pse u përjashtuan republikanët. Unë do e provoj në gjykatë manipulimine votave.” – shtoi Giuliani.

Giuliani e quajti ‘makinerinë’ demokrate të Filadelfias, të pacipë dhe pretendoi se boksieri i peshave të rënda, Joe Frazier dhe gjyshi i aktorit Will Smith të dy votuan në zgjedhjet e mëparshme në qytet pas vdekjes së tyre.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *