Vendosni fjalën kyçe....

Brataj e Rakacolli: Pacientët presin derisa të vlerësohet gjendja e tyre, ambulancat janë si minispitale


Komiteti i Ekspertëve i është përgjigjur pyetjes lidhur me qëndrimin e pacientëve brenda ambulancave para spitalit Infektiv.

Sipas shefit të Urgjencës Kombëtare, Brataj, tha se ambulancat janë si minispitale dhe shërbejnë për trajtimin e të sëmurëve derisa merret vendimi për shtrimin e tyre në spital.

“Kohët e fundit në media është vënë alarmi që ka shumë ambulanca dhe nuk ka shtretër. Është normale që të sëmurët të trajtohen edhe në ambulancë, pasi ambulancat janë si minispitale. Ka ndodhur që mbaron oksigjeni, por edhe ai zëvendësohet. Kjo ndodh që të vlerësohet.” – tha Brataj.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe zv.ministrja e Shëndetësisë, Rakacolli, tha se me shtimin e rasteve ka edhe radhë para spitaleve e kjo është diçka e parashikuar. Sipas saj, të sëmurët qëndrojnë aty deri në vlerësimin e gjendjes së tyre nga mjekët.

“Është normale që kur shtohen rastet ka edhe radhë. Kjo është parashikuar. Nuk ka asnjë lloj mungese vëmendje. Ndejtja nuk bëhet për shkak të mungesës së shtretërve brenda por për të parë gjendjen, për të vlerësuar situatën e tij, pasi janë të vëzhguar nga mjekët e personeli. Ambulanca është me monitor e oksigjen, nëse kanë indikacion për tu shtruar, shtrohen. Nuk ka pasur në asnjë moment, ndejtje për shkak të mungesës së vendeve.” – tha Rakacolli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *