Vendosni fjalën kyçe....

Haxhinasto deklarohet për votimin e rezolutës së Dick Marty-it: E votuam të koordinuar për të hequr dyshimet mbi UÇK-në

Ish-ministri i Jashtëm nga radhët e LSI-së në qeverinë Berisha, Edmond Haxhinasto, ka folur për akuzat e bëra nga kryeministri Edi Rama mbi votimin nga delegacioni shqiptar të raportit të Dick Marty-it.

Haxhinasto tha në një lidhje direkt në emisonin “Real Story” në News 24 se para se të mbështetej rezoluta ka pasur një koordinimin paraprak.

Pjesëmarrja në Asamble ka qenë e delegacionit parlamentar. Ka pasur koordinim paraprak dhe ishte marrë vendimi që rezoluta do mbështetej, sepse e shikonim si mundësi që të largohej ajo re e zezë mbi Kosovën dhe Shqipërinë. Gjykoj se ka qenë vendim shumë i drejtë.

Raporti i Dick Marty kurdo nga ne është hedhur poshtë si i pabazë dhe i pavërtetë. Ne me votën tonë thamë “hetoni se këtu nuk keni asgjë për të gjetur”. Nuk ka përse të shfrytëzohet politikisht çështja”- tha Haxhinasto.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *