Vendosni fjalën kyçe....

Kosova raporton 13 viktima lidhur me Covid-19, 637 raste të reja


Kosova ka raportuar një numër të lartë viktimash lidhur me Covid-19.

Sipas autoriteteve shëndetësore të Prishtinës, 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 13 persona duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 768.

Nga 1712 testime të kryera janë gjetur 637 raste pozitive me koronavirusin e ri.

Kosova raporton prej disa ditësh një numër të madh viktimash e të prekurish nga Covid-19 ndërsa qeveria ka vendosur të shtrëngojë më tej masat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *