Në kulmin kur bota vuan nga pandemia e shkaktuar nga Covid-19, guruja Paramahamsa Vishëananda, i njohur në Shqipëri si guruja i Damian Gjiknurit ofron shërim për shpirtin dhe të fshin karmën.
Madje këtë guruja tashmë i “famshëm” në Shqipëri, këtë shërim mund të ta ofrojë duke marrë “bekim online”.
“Në 11 Nentor, ora 18:00 vetëm me një shtypje të butonit ju mund të merrni bekim nga një Mjeshtër I Vërtet nga konforti i shtëpisë suaj (online).
Sepse Paramahamsa Vishëananda është i gjithëpranishëm dhe i realizuar në Zot, Ai ka aftësinë të plotësojë dëshirat e shpirtit dhe të fshijë karmën tuaj dhe tju ndihmoj për të patur një progres shpirtëror.
Kjo është një dhuratë e madhe. Thojini PO dhe hapni veten ndaj dashurisë”-thuhet në postim.