Vendosni fjalën kyçe....

Nis seanca ndaj ish-presidentit të Kosovës, Thaçi prerazi: I hedh poshtë të gjitha akuzat


Ish-presidenti i Kosovës, Thaçi, i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e Gjykatës Speciale ndaj tij. Në seancën e nisur pak më parë, ai theksoi prerazi se i hedh poshtë ato për të cilat akuzohet gjatë Luftës së Kosovës.

Thaçi është një nga liderët kryesore të UÇK-së ndërsa akuzohet për krime lufte bashkë me ish-zëdhënësin e UÇK-së, Krasniqi, Kadri Veselin e Rexhep Selimin. Avokati i Thaçit tha gjatë seancës se mbrojtja nuk ishte njoftuar në kohë për procesin.

“E gjitha po bëhet pa u njoftuar mbrojtja në kohën e duhur, do bashkëpunojmë me gjykatën, siç ka bërë Thaçi gjatë gjithë këtyre viteve. Gjykata po heton këto çështje për 5 vjet dhe më shumë, ndërsa ju e keni aktakuzën para 6 muajsh. Për herë të parë mësuam për këtë çështje të mërkurën, nuk ishte e mundur që të krijohet një ekip mbrojtës, apo njerëz që donin të ishin të pranishëm në këtë seancë.” – tha ndër të tjera avokati i Thaçit.

Ky i fundit u dorëhoq pak ditë më parë për t’u përballur me akuzat ndaj tij në Gjykatën Speciale. Tani për tani kompetencat e tij i ushton kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *