Vendosni fjalën kyçe....

“Përbindëshat” – Media serbe për liderët e Kosovës në Gjykatën Speciale


Përbindëshat! Me këtë titull e ka hapur faqen e parë gazeta serbe ‘Kurir’ duke iu referuar liderëve të Kosovës që po përballen me Gjykatën Speciale për Krimet e Luftës në Hagë.

Ajo e shoqëron shkrimin me foton ku shfaqen ish-presidenti i Kosovës, Thaçi dhe ish-kreu i Kuvendit, Krasniqi.

Ky i fundit kishte sot seancën e parë para gjykatës, ku tha se ishte i pafajshëm lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij për periudhën e Luftës së Kosovës.

Ish-presidenti Thaçi e ka seancën po ditën e sotme, e parashikuar të nisë rreth orës 15:00. Bashkë me Thaçin e Krasniqin, në gjykatë do përballen për të njëjtat akuza Kadri Veseli e Rexhep Selimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *