Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon takimi i kryeministrit dhe nafëtarëve, flasin Dautaj dhe Rama, pagat nuk merren përsipër nga asnjë palë


Pas dy orësh diskutime në Bashkinë e Fierit, ka përfunduar takimi mes naftëtarëve dhe kryeministrit Edi Rama mbrëmjen e sotme.

Kreu i Sindikatës, Sokol Dautaj u shpreh se paga nuk u mor përsipër nga asnjëra palë

Dhënia e një page. Gjithçka do të diskutohet edhe njëherë. Nuk kemi kaluar në detaje. Nëse arrihet marrëveshja për pagën për një kohë të caktuar. Unë nuk thashë që dolëm nga takimi të lumtur. Ne diskutuam një projekt që ata kanë. Ne kishim dy opsione. Unë nuk kam negociuar një ofertë. Pagat nuk u morën përsipër nga asnjëra palë“-deklaroi Dautaj.

Pas Kreut të Sindikatës, për mediat, ka folur edhe Kryeministri Edi Rama, i cili tha se nuk është marrë përsipër që të paguhen pagat e prapambetura. Por sipas Ramës, ndaj naftëtarëve është marrë përsipër që t’i jepet një mbështetje financiare në kohë.

Më tej, kryeministri tha se rafineria është e fikur dhe duhet të gjendet një investitor serioz që të vihet në punë, por në asnjë moment ai nuk konsideroi që rafineria të shkojë për skrap duke e cilësuar se nuk është një kauzë e humbur.

Faktikisht kemi ndarë kohën në sensin që çfarë janë çështje që lidhen me marrëdhënie private dhe sistemin që kemi zgjedhur. Natyrisht, çështja e këtyre njerëzve sot është një çështje që na takon ne.

Rruga thjesht ligjore, ishte të drejtoheshin në zyrën e punës për të marrë asistencën.

Por, në këtë rast bëhet fjalë për një grup njerëzish që kanë eksperiencë në një fushë që ne nuk kemi luksin ta zhbëjmë dhe për këtë arsye, ne u kemi propozuar që qeveria të marrë përsipër një mbështetje financiare në kohë për këta punëtorë.

Nuk mund të jetë paga e punës, pasi rafineria është e fikur. Paga e prapambetur nuk është çështja jonë, por marrëdhënia e tyre me kompaninë.

Privatizimi ishte skandaloz, një lojë kriminale nga qeveria e mëparshme. Qeverisë i takon të adresojë këtë hall. Ne nuk jemi dorëzuar në lidhje me të ardhmen e kësaj rafinerie, pasi ajo nuk është për skrap.

Greva nuk ekziston si opsion. Në kushte grevash unë nuk negocioj. Ne marrim përsipër të paguajmë. Atë mund të bëjnë punë të tjera. Ne nuk duam t’i humbasim për sa kohë që rafineria nuk është një kauzë e humbur dhe duhet çuar për skrap”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *