Teksa liderët e Kosovës përballen në Gjykatën Speciale në Hagë, presidenti i Serbisë, Vuçiç, kryeministri i Shqipërisë, Rama e ai i Maqedonisë së Veriut, Zaev, kanë zhvilluar mbledhje e radhës lidhur me atë që është emërtuar Minishengeni ballkanik.
Në kët takim online nuk mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Mbledhja është mbajtur online për shkak të kufizimeve të pandemisë. Vuçiç shkruan në një reagim në Facebook se vendet respektive nuk do mbyllin kufijtë me njëri-tjetrin e do vijojnë të përmirësojnë tregtinë.
Po kështu i vendos që kalimi mes Shqipërisë e Serbisë të bëhet vetëm me kartat e identitetit.
Ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka theksuar se vendet e rajonit do lejojnë kalimin mes tyre pa qenë nevoja të bëjnë tamponët e Covid-19. Zaev shkruan se vendet ranë dakord që të ndihmojnë njëri-tjetrin në rast mbingarkese të sistemeve shëndetësore respektive për shkak të koronavirusit.