Komiteti i Ekspertëve ka propozuar rifutjen e vendit në karantinë nga 11 nëntori.
Gjatë një konference për shtyp, zv.ministrja e Shëndetësisë, Rakacolli, tha se Komiteti i Ekspertëve do i propozojë qeverisë disa masa për të frenuar përhapjen e pandemisë Covid-19.
Masat e rea pritet të hyjnë në fuqi të mërkurën, në datën 11 nëntor e do vijojnë për të paktën 3 javët e ardhshme.
Masat e propozuara
- Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.
- Ndalohen aktivitetet e bareve-restoranteve nga ora 22:00-06:00 (përveç shërbimit delivery).
- Rekomandojmë Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë.
- Përjashtim bëjnë strukturat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë.
- Këto masa do hyjnë në fuqi më 11 nëntor dhe do zgjasin për 3 javë.