Vendosni fjalën kyçe....

Vlojnë gjobat për maskën ndaj qytetarëve, a vlen kjo edhe për Veliajn?


Vetëm 24 orët e fundit, policia ka vendosur më shumë se 184 milionë lekë gjoba në vend për mosbajtjen e maskës e vendosjes së muzikës në lokale pas orë 8 të mbrëmjes.

Dy masa të vendosura nga qeveria për të frenuar përhapjen e pandemisë Covid-19. Nga shuma e lartpërmendur, rreth 55 milionë lekë kanë të bëjnë me qytetarët që nuk kanë mbajtur maskën në mjedise të hapura e të mbyllura ndërsa që prej bërjes së maskës detyrim në mes të tetorit, shuma e gjobave të vëna i kapërcen 400 milionë lekët.

Ndërsa qytetarë ndëshkohen kudo kapen, i njëjti rregull nuk vlen për kryebashkiakun Veliaj dhe takimet e tij në kuadër të zgjdhjeve të 25 prillit 2021.

Mes fotove të shumta që mund të gjenden lehtësisht në Facebook-un e kryebashkiakut është shkëputur një e bërë atër ditë më parë gjatë një takimi të Veliajt në një serrë.

Në foton e publikuar janë përveç kryebashkiakut Veliaj e deputetit të PS-së, Pëllumbi, edhe një grup personash, të gjithë pa maskat mbrojtëse, mbajtja e të cilave është detyrim në mjedise të hapura e të mbyllura.

Deri më sot nuk ka ndonjë lajm për gjobitjen e Veliajt apo personave të tjerë të fushatës së tij për maskën dhe është e paqartë nëse rregulli që vlen për qytetarët, vlen edhe për kryebashiakun.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *