Sulmuesi i Tiranës, Winful Cobbinah është dënuar me 100 orë punë të detyruar pasi qarkullonte prej një viti me leje të falsifikuar.
Prokuroria kishte kërkuar 4 muaj heqje lirie për lojtarin por gjyklata vendosi ta dënojë me punë të detyruar në shërbim të komunitetit.
Ganezi, tashmë me shtetësi shqiptare është kapur nga policia në qershor të vitit 2019 teksa lëvizte me vizë të skaduar.
Ai u bë objekt diskutimi pas dhënies së shtetësisë shqiptare, me disa media që e akuzuan presidentin Meta se kishte shkelur ligjin duke i dhënë shtetësinë lojtarit të Tiranës.