Vendosni fjalën kyçe....

Balla vijon sulmet ndaj Bashës me prova të rrëzuara: Futi fshehurazi si turist ekspertin e OKB-së


Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla vijon të sulmojë kryedemokratin Lulzim Basha në lidhje me hetimin e luftës së UÇK-së si dhe në lidhje me të ashtuquajturat “burgjet e UÇK” në Shqipëri”.

Ai ka publikuar një video, ku përmend edhe njëherë tjetër një publikim të vitit 2010 në gazetën zvicerane “Le Tiemps” që shkruante se eksperti i OKB-së Jose Pablo Baraybar, thoshte se Lulzim Basha e ka shoqëruar gjatë hetimeve të tij për “Shtëpinë e Verdhë”.

Mirëpo këto raportime dolën të rreme dhe asokohe, eksperti i OKB-së do thoshte për gazetën “Mapo” se Lulzim Basha nuk e ka shoqëruar kurrë.

“Unë kurrë nuk kam thënë dhe e përsëris, kurrë, se zoti Basha ishte me mua në Shtëpinë e Verdhë. Nëse kjo është botuar ka qenë një citim i gabuar.” – thoshte Baraybar për “Mapo”-n duke demontuar me një fjali gjithë tymnajën e ngritur në Tiranë.

Edhe pse mbrëmjen e kaluar Hashtag.al vendosi ta kthente këtë intervistë, përsëri Balla vijon deklarimet e rreme.

Balla thotë se Basha duhet t’u kthejë përgjigje demokratëve, “të cilët duhet të dinë rolin e Kryetarit të tyre de jure” për hetimet e luftës së UÇK-së.

“Lulezim Basha i detyrohet një përgjigje shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë e gjetkë, ku duhet të sqarojë rolin e tij tepër të dyshimtë e tinzar në lidhje me hetimin e luftës së UÇK si dhe në lidhje me të ashtuquajturat “burgjet e UÇK” në Shqipëri. Jam i bindur që këtë detyrim nuk do ta bëjë, por të paktën t’u kthejë përgjigje demokratëve, të cilët duhet të dinë rolin e Kryetarit të tyre de jure në këtë maskaradë anti-kombëtare, ku viktimat e gjenocidit serb po trajtohen si kriminelë, e ku lufta çlirimtare po akuzohet për krime lufte.

Lulezim Basha rezultoka të ketë futur në Shqipëri fshehurazi si turist ekspertin e OKB dhe duhet të shërbejë si dëshmitar i penduar kundër shpifjeve e trillimeve ndaj luftës së UÇK. Në këtë video është gjithçka e qartë.”- shkruan Balla krahas videos së realizuar nga stafi i zyrës së Shtypit të kryeministrit Edi Rama.


Lidhur me sulmet e kryeministrit dhe maxhorancës socialiste ndaj opozitës, e kritikoi ditën e djeshme edhe drejtoresha e Human Rights Watch për Evropën. Lotte Leicht.

 “Përpjekjet e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për të përdorur gjykatën e Kosovës si një armë kundër opozitës shqiptare janë të turpshme dhe të gabuara – një fyerje për viktimat”- shkruante një ditë më parë Leicht në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *