Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga Lushnja: Vendimi i parë që do marrim sapo të vijmë në qeveri


Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur sot nga Lushnja lidhur me pandeminë. Ai akuzoi qeverinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, se nuk ka mbajtur asnjë premtim gjatë dy mandateve të tij qeverisëse.

Basha u zotua se vendimi i parë që do të marrë sapo të vijë në qeveri është që shpenzimet e parave të shqiptarëve të mos shkojnë më për klientët e kryeministrit.

“Edi Rama po i kushton Shqipërisë jetë njerëzish. Kjo vetëm për të mbrojtur aferat e tij korruptive.

Një qeveri dhe një kryeministër nuk gjykohen nga llafet, por nga çfarë bën me taksat e shqiptarëve. Ky e ka bërë të qartë, edhe në kohën e pandemisë vazhdon vjedh madje e ka shtuar ritmin e vjedhjes, kur e kupton çdo hajdut kur e di që është dita e fundit.

Vendimi i parë që do të marrim është që shpenzimet e parave nuk do të shkojnë për oligarkët dhe miqtë e kryeministrit, por do të shkojnë drejt për drejt te njerëzit.

Nuk ka më iluzione dhe shpresë që ky njeri mund të ndryshojë kurs. Kjo është arsyeja se të gjithë i kanë sytë nga ne”, tha Basha.

Kryedemokrati pas këtij takimi tha se në Lushnjë u takua me qytetarë të shqetësuar nga vala e dytë e pandemisë dhe të rrënuar nga ekonomia.

“Gjithçka po bëhet e paparashikueshme. Vetëm përgjigjja e qeverisë mbetet e pandryshuar: jo rritje testimesh, jo shpenzime për pandeminë, asnjë ndihmë për ekonominë, asnjë interes për jetën e qytetarëve.”– thotë ai.

Basha thekson se ai i kërkon të hapë spitalet rajonale, por Rama përgjigjet duke xhiruar filma kundër opozitës në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *