Protestuesit e Black Lives Matter bllokuan mjetet e policisë ndërsa ata marshuan nëpër rrugë në Ann Arbor, Michigan, në përvjetorin e vrasjes së një gruaje me ngjyrë nga një polic.
Aktivistët rrethuan makinat e patrullës dhe mbanin parulla pranë dritareve të tyre në mënyrë që oficerët të mos mund të vëzhgonin marshuesit.
Protestuesit u binin daulleve dhe mbanin flamuj Black Lives Matter dhe LGBT ndërsa marshuan nëpër kampusin e Universitetit të Miçiganit dhe rrugët e qytetit. Ata kërkuan që autoritetet ‘të çarmatosin, t’i heqin financimet, të shfuqizojnë policinë’, ndërsa disa bërtisnin ‘të q*fsha policinë’.
Aktivistët gjithashtu u kërkuan personave të ulur në restorantet buzë rruge që të çoheshin nga tavolinat dhe t’i bashkoheshi protestës. Disa nga njerëzit në tavolina ngritën grushtat e tyre për solidaritet më turmën BLM.