Gjigandët e mediave sociale po i përjashtojnë mbështetësit e presidentit amerikan Donald Trump nga faqet dhe grupet e tyre të internetit. Argumenti i përdorur është shqetësimi se mund të thirrin dhe të ngrihen në protesta të dhunshshme kundër mashtrimit zgjedhor.
Facebook ndaloi grupin ‘Stop the Steal’ (në shpip: Ndalo Vjedhjen) të enjten pasi grumbulloi më shumë se 350,000 anëtarë dhe planifikoi demonstrata në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
Ndërkohë Twitter vendosi paralajmërime në dy video të senatorëve republikanë Ted Cruz dhe Lindsey Graham, pasi ata kërkuan që pretendimet e manipulimit të zgjedhjeve nga Presidenti të gjykohen nga gjykatat.
Grupi në Facebook ‘Stop the Steal’ kishte një anëtarësim të shpejtë kur stafi i Mark Zuckerberg vendosi për ta zhdukur atë. Si argument u përdorën ‘thirrjet shqetësuese për dhunë nga disa anëtarë’.
Në një potim thuhej: “Koha për të pastruar armët, koha për të dalë në rrugë”. Ndërsa në një tjetër postim shfaqej një figurë vizatimore që mbante një hanxhar me mbishkrimin: “Unë mendoj se kam duruar shumë me këtë m* t.”
Asnjë nga postimet nuk vinte nga administratorët e grupit, por ato mjaftuan për Facebook-un që të merrte ato që i quajti ‘masa të jashtëzakonshme’.
Grupi u çrrënjos plotësisht, sepse po ‘krijonte ngjarje të botës reale’.
Ndërkohë Facebook vazhdon të lejojë grupe të panumërta të lëvizjeve Marksiste Antifa dhe Black Lives Matter të cilat kanë trazuar SHBA-në për muaj.
Madje grupi Antifashist Action Phoenix up me më shumë se 4,000 ndjekës, u tall me udhëheqësin e grupit të Proud Boys të ekstremit të djathtë Enrique Tarrio, pasi ai u plagos me thikë javën e kaluar. Por Facebook nuk mori masa.
Lidhur me ndalimin e grupit, Facebook tha: “Në përputhje me masat e jashtëzakonshme që po marrim gjatë kësaj periudhe tensioni të shtuar, ne kemi hequr grupin Stop the Steal, i cili po krijonte ngjarje të botës reale.”
Facebook tha se do të vazhdojë të shikojë për aktivitetet që shkelin rregullat e tij dhe shton se do të marrë masa.