619 persona në mbarë vendin janë ndëshkuar me nga 30 mijë lekë të vjetra pasi janë kapur pa maskë.
Gjashtë prej tyre janë shoqëruar fillimisht në polici pasi nuk kanë pasur me vete mjet identifikimi e më pas janë lënë të lirë.
Që prej bërjes me detyrim të maskës në mes të tetorit, numri i gjobave të vëna nga policia për mosmbajtjen e maskës në mjesdisë të mbyllura apo hapura ka qenë i lartë.