Vendosni fjalën kyçe....

Hidhet nga Infektivi 69-vjeçari i prekur nga Covid-19


Një tjetër person është hedhur nga lartësia e spitalit Infektiv në Tiranë. Në njoftimin e policisë nuk përcaktohet se për cilin spital bëhet fjalë.

Bëhet fjalë për spitalin Infektiv ndërsa personi është 69-vjeçari me iniciale R.B., i cili ndodhej i shtruar prej disa ditësh në spital i prekur nga Covid-19.

Ky është rasti i katërt që ndodh brenda një harku të shkurtër kohor. Më herët janë vetëvrarë duke u hedhur nga spitali ‘Shefet Ndroqi’ tre persona të tjerë.

Viktimat e deritanishme janë 29-vjeçari Xhino Koça (13 gusht), 65-vjeçari Hasan Mira (2 shtator) e 52-vjeçari Preng Gjonaj (1 nëntor). Sipas deklararatave zyrtare të bëra lidhur me tre rastet e mëhershme, mjekët theksojnë se pacientët në fjalë kanë marrë shërbimi e duhur.

Në muajin shtator, Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë reagoi lidhur me dy vetëvrasjet tek spitali “Shefqet Ndroqi”, duke renditur arsyet se përse këto incidente kishin ndodhur.

Shoqata e Infermierëve theksonte se stafet mjekësore kanë mbingarkesë në punë dhe shohin çdo ditë ngjarje nga më të ndryshmet, ndërsa bënte thirrje për vendosjen e një shërbimi psikologu për pacientët dhe për mjekët e infermierët në dy spitalet e Covid.

Njoftimi 1

“Më datë 10.11.2020, rreth orës 12:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi R.B., 69 vjeç,  i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe  vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”

Njoftimi 2

Informacion shtesë

Pas verifikimeve të mëtejshme, ju bëjmë me dije se inicialet e sakta të shtetasit që dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e spitalit dhe që ndodhet nën kujdesin e mjekëve, janë R. G. 69 vjeç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *