Vendosni fjalën kyçe....

I riu i jep fund jetës në banesën e tij në Tiranë


Një i ri i ka dhënë fund jetës në banesën e tij në Tiranë.

Në njoftimin e policisë, thuhet se shtetasi me iniciale L.I 32-vjeç dyshohet se në kushte të rënda psikologjike ka prerë damarët në banesën e tij te “Komuna e Parisit”.

Më datë 10.11.2020, rreth orës 21:20, tek “Komuna e Parisit” në banesën e tij, shtetasi L.I., 32 vjeç, dyshohet se i ndodhur në kushte të rënda psikologjike ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve, e për pasojë ka ndërruar jetë ( e konfirmuar nga ekipi mjekësor).

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *