Vendosni fjalën kyçe....

Ish-gruaja e Trumpit: “Ai nuk është humbës i mirë, ta pranojë se ka humbur”


Ish-gruaja e presidentit Donald Trump po e nxit atë që të pranojë faktin se ai i ka humbur zgjedhjet presidenciale javën e kaluar përballë Joe Bidenit dhe të vazhdojë jetën e tij.

Ivana, gruaja e parë e presidentit dhe nëna e tre fëmijëve të tij të mëdhenj, nbëri të ditur qëndrimin e saj në një intervistë me revistën People.

“Ai nuk është një humbës i mirë.”- tha Ivana për Trumpin dhe shton: “Atij nuk i pëlqen të humbasë, kështu që ai do të luftojë dhe të luftojë dhe të luftojë”.

Por ajo thotë se shpreson që Trump do të përballet së shpejti me realitetin.

“Ai duhet të shkojë dhe të deklarojë se ka humbur.”– tha Ivana, duke shtuar: “Unë thjesht dua që e gjithë kjo gjë të mbarojë, në një mënyrë ose në një tjetër. Me të vërtetë nuk më intereson.”

 

Mediat shpallën një fitore për Bidenin të shtunën pasi ai siguroi shtetin e Pensilvanisë ndërsa numërimi i votave vazhdonte atje dhe në Karolinën e Veriut, Alaskë dhe Arizona. Ndërsa Uiskonsin dhe Xhorxhia pësuan një rinumërim.

Trump refuzoi të pranonte rezultatin, duke këmbëngulur se demokratët i ‘vodhën‘ zgjedhjet dhe se mijëra fletëvotime të hedhura me postë për Bidenin nuk ishin të ligjshme.

Të katër ish-presidentët në jetë Barak Obama, Xhorxh W Bush, Bill Klinton dhe Xhimi Karter, kanë shprehur urimet e tyre për Bidenin dhe të zgjedhurën e tij për zv.presidente Kamala Harrisin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *