Vendosni fjalën kyçe....

Kritikat për pandeminë, Rama: Meta, Kryemadhi dhe Basha kanë varur shpresat për pushtet te katastrofa shëndetësore


Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me kritikat që ka marrë për menaxhimin e situatës së pandemisë dhe eskalimit të shifrave të të infektuarve.

Rama madje ka dhënë një statistikë nga Italia ku thotë se 71 persona më Covid janë vetëvrarë dhe opozita nuk është marrë me këtë tragjedi.

Më tej ai ka thumbuar Metën, Bashën dhe Kryemadhin pasi sipas Kryeministrit opozita ka varur shpresat për pushtet te katastrofa shëndetësore.

Në Itali nga marsi në gusht janë vetëvrarë 71 persona me Covid dhe s’ka bërë vaki të merret opozita me këto tragjedi, po ju s’jeni opozitë, ju jeni një çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze! Do kaloni dhe ju bashkë me Covidin, me dhimbje po do kaloni me dimrin!

Ilir, që ti Monika Luli Saliu i keni varur shpresat tuaja të lodhura për pushtet tek ëndrra e katastrofës shëndetësore, këtë e kupton çdokush me dy fije mend! Që do dështoni edhe më keq se herë tjetër këtë do ta shihni në 25 prill! Kjo që bëni është një turp që do u mbetet juve!”-shkruan Rama në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *