Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bëri me dije Shqipëria është ndër 180 vendet që do marrë vaksinën e Pfizer.
“Shqipëria është pjesë e një aleance prej më shumë se 180 shtetesh që kanë financuar të kenë akses në vaksinë e sigurt. Lajmi i mirë i ardhur nga Pfizer për vaksinën 90% efektive na inkurajon dhe na tregon se kemi ndjekur rrugën e duhur që kemi financuar për ta aksesua vaksinën sa më shpejt”,- tha ministrja.
Pfizer lajmëroi pak ditë më parë se kishte arritur që të krijonte vaksinën 90% të sigurt ndaj Covid-19.