Marash Kumbulla ka humbur sfidat e kombëtares pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Kumbulla do qëndrojë në karantinë dhe do humbasë tre sfida të këtij muaji me kuq e zinjtë.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Kumbulla nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Kombëtarja do luajë një miqësore me përfaqësuesen e Kosovës dhe dy sfida për Ligën e Kombeve, kundër Bjellorusisë dhe Kazakistanit.