Vendosni fjalën kyçe....

Meta thirrje qeverisë: Shtoni testimet, sistemi shëndetësor rrezikon të zhytet në kolaps


Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për autoritet ekzekutive që të shtojnë numrin e testimeve mbi pandeminë pasi situata ka dalë jashtë kontrollit.

Sipas Metës, ka një mungesë plani dhe strategjie konkrete për përballimin e përhapjes masive të Covid-19 e cila rrezikon të futë sistemin shëndetësor në kolaps të thellë.

Meta në fund i bën thirrje qeverisë të rimbursojë shpenzimet e pacientëve që mjekohen në banesë.

Në mungesë të një plani dhe strategjie konkrete për të përballuar përhapjen masive të pandemisë COVID-19, të reflektuar me shtim çdo ditë të numrit të qytetarëve të infektuar, fatkeqësisht edhe të humbjeve në jetë, sistemi shëndetësor rrezikon të zhytet në kolaps të thellë, me pasoja tepër të rënda për shëndetin e qytetarëve.

Në këto kushte, është tepër e domosdoshme të shtohet masivisht numri i testimeve, si një mjet efikas për gjurmimin dhe trajtimin në kohë të qytetarëve të prekur nga COVID-19.

Për këtë qëllim të miratohet pa vonesë edhe një plan koordinimi i qartë dhe transparent me sistemin privat, për të bashkuar të gjitha energjitë dhe kapacitet e duhura.

Thelbësore gjithashtu është vënia në efiçencë të plotë të mjekut të familjes, shtimi i stafit mjekësor dhe atij mbështetës, si dhe planifikimi i buxhetit të duhur në ndihmë të tyre.

I bëj thirrje Qeverisë të bëjë çdo përpjekje për rimbursimin e plotë të shpenzimeve, veçanërisht të pacientëve që mjekohen në banesë, të familjeve me ndihmë ekonomike dhe të pensionistëve”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *