Vendosni fjalën kyçe....

Militantët islamikë u presin kokat 50 njerëzve në Mozambik


Më shumë se 50 njerëzve u janë prerë kokat në Mozambikun verior nga islamistët militantë.

BBC shkruan se militantët islamikë shndërruan një fushë futbolli në një fshat në një “terren ekzekutimi”, ku ata prerë dhe copëtuan trupa.

Disa njerëzve gjithashtu iu prenë kokat në një fshat tjetër.

Kjo është vetëm më e fundit pas një serie sulmesh të tmerrshme që militantët kanë kryer në provincën e pasur me gaz Cabo Delgado, që nga viti 2017.

Deri në 2 mijë njerëz janë vrarë dhe rreth 430 mijë kanë mbetur të pastrehë në konfliktin në provincën kryesisht myslimane.

Militantët janë të lidhur me grupin e Shtetit Islamik (IS) duke i dhënë organizatës një terren në Afrikën e Jugut.

Grupi ka shfrytëzuar varfërinë dhe papunësinë për të rekrutuar të rinj në luftën e tyre për të vendosur rregullin islamik në zonë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *