Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja bën me dije masat shtrënguese: Qytetarët të bëjnë durim, bashkë kundër armikut të padukshëm


Ministrja e Shëndetësisë ka bërë me dije masat shtrënguese që hyjnë në fuqi nga dita e nesërme deri në datën 2 dhjetor lidhur me pandeminë Covid-19.

Ajo shpjegoi kufizimin e lëvizjeve dhe veprimtarive në mbarë vendin.

Manastirliu u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë durim dhe të tregohen mirëkuptues për të luftuar së bashku armikun e padukshëm.

“Për ata që lëvizin për arsye pune apo lëvizje të domosdoshme do pajisen me autorizim në e-albania. Nga nesër do ketë kufizim për baret e restorantet në mbarë vendin përveç shërbimit delivery. Kufizimet do vijojnë deri në datën 2 dhjetor 2020. Tjetër vendim që do merret është puna online nga administrata shtetërore në varësi të funksionit. Qytetarëve u kërkojmë durim e të jenë mirëkuptues për të kaluar këtë pandemi që ka prekur mbarë botën. Jemi në krye të detyrës për t’i shërbyer çdo qytetari që ka nevojë pë kujdes shëndetësor. Është shumë i rëndësishëm mirëkuptimi i çdo qytetari. Të jemi në të njëjtin front kundër armikut të padukshëm.” – tha Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *