Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta krijuesi i “Scooby Doo”


Ken Spears

Ndahet nga jeta krijuesi i serialit vizatimor “Scooby-Doo” Ken Spears në moshën 82-vjeçare.

Vdekja e tij vjen më pak se tre muaj pasi u nda nga jeta dhe partneri i tij në krijimin e serialit vizatimor, Joe Ruby, sipas Variety.

Djali i tij Kevin Spears zbuloi se i ati u nda nga jeta të premten, më 6 Nëntor 2020, për shkak të ndërlikimeve në lidhje me demencën.

“Ken do të mbahet mend përgjithmonë për zgjuarsinë e tij, tregimet e tij, besnikërinë ndaj familjes dhe etikën e tij të fortë të punës.”- thotë Kevin Spears. Ai shton: “Ken jo vetëm që ka bërë një përshtypje të qëndrueshme në familjen e tij, por ai ka prekur jetën e shumë njerëzve si bashkë-krijues I ‘Scooby-Doo’. Ken ka qenë një model për ne gjatë gjithë jetës së tij dhe ai do të vazhdojë të jetojë në në zemrat tona. ”

Ken Spears dhe Joe Ruby ishin ideatorët e “Scooby-Doo, Where are you!”, i cili u krijua në vitin 1969.

Joe Ruby

Spears u bë mik me djalin e William Hanna, një prodhues i filmave vizatimor. Në vitin 1959, ai u punësua si redaktor i zërit në kompaninë e këtij të fundit, Hanna-Barbera Productions.

Gjatë kohës që punoi në këtë kompani, Ken u takua me Joe, duke filluar jo vetëm një miqësi, por një partneritet në shkrim.

Ata krijuan Scooby-Doo, i cili ka të bëjë me një qen të madh dhe miqtë e tij njerëzorë të cilët zgjidhin krime që përfshijnë elemente të mbinatyrshme; shfaqja e animuar u krijua në vitin 1969.

Scooby dhe miqtë e tij Shaggy, Fred, Velma dhe Daphne kishin një furgon të quajtur ‘Makina e Misterit’.

Spears dhe Ruby shkruajtën pesë episodet e para, pastaj bënë redaktimin dhe mbikëqyrjen për pjesën tjetër të serive. Shfaqja u transmetua deri në vitin 1976 por që atëherë ka pasur disa filma dhe rikrijime bazuar në të.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *