Vendosni fjalën kyçe....

Nisja e hetimeve për manipulimin e votave, dorëhiqet drejtori i Krimit Zgjedhor në SHBA


Drejtori i Departamentit të Krimeve Zgjedhore të Departamentit të Drejtësisë në SHBA, i cili mbikëqyr krimet zgjedhore dha dorëheqjen në shenjë proteste të hënën, pasi Prokurori i Përgjithshëm William Barr, autorizoi prokurorët federalë në të gjithë vendin për të hetuar ‘akuzat thelbësore’ të parregullsive të votimit, nëse ato ekzistojnë, para se të certifikohet gara presidenciale 2020

Dorëheqja e Richard Pilger, u konfirmua nga ‘New York Times’ dhe ‘CNN’ menjëherë pasi lajmi për urdhrin e Barr u bë publik. Veprimet e Prokurorit të Përgjithshëm erdhën pavarësisht se nuk ka ende prova të manipulimit masiv në zgjedhjet presidenciale.

Kjo vjen gjithashtu disa ditë pasi demokrati Joe Biden shpalli fitoren ndaj presidentit Donald Trump dhe ngre shpresën që Trump të përdorë Departamentin e Drejtësisë për të provuar të sfidojë rezultatin.

Kjo u jep prokurorëve mundësinë për të ndjekur politikën e Departamentit të Drejtësisë, që normalisht do të ndalonte veprime të tilla të hapura para se të certifikohen zgjedhjet.

Trump nuk i ka pranuar zgjedhjet dhe në vend të kësaj po pretendon se ka pasur një konspiracion të përhapur të Demokratëve në shumë shtete për të transferuar votat në favor të Joe Biden.

Biden mban një epërsi të konsiderueshme në shtete të shumta dhe nuk ka pasur asnjë tregues të votave të numëruara gabimisht ose të hedhura në mënyrë të paligjshme që mund të përmbysin rezultatin.

Në fakt, zyrtarët e zgjedhjeve nga të dy partitë politike kanë deklaruar publikisht se zgjedhjet shkuan mirë, megjithëse ka pasur çështje të vogla që janë tipike në zgjedhje, duke përfshirë bllokimin e makinerive të votimit dhe fletë votimit që ishin humbur apo hedhur keq.

Në një memo për prokurorët e SHBA-së, të marrë nga ‘The Associated Press’, Barr shkroi se hetimet ‘mund të kryhen nëse ka akuza të qarta dhe të dukshme të besueshme për parregullsi që, nëse janë të vërteta, mund të ndikojnë potencialisht në rezultatin e zgjedhjeve federale në një shtet individual’.

Ai tha se çdo akuzë që ‘qartë nuk do të ndikonte në rezultatin e një zgjedhjeje federale’ duhet të shtyhet derisa ato zgjedhje të certifikohen dhe prokurorët me gjasë duhet të hapin të ashtuquajturat hetime paraprake, të cilat do të lejonin hetuesit dhe prokurorët të shohin nëse ka prova që do t’i lejonte ata të marrin masa të mëtejshme hetimore.

Barr nuk identifikon ndonjë rast specifik të mashtrimit të pretenduar në memo.

“Ndërsa është e domosdoshme që pretendimet e besueshme të adresohen në një kohë dhe në mënyrë efektive, është po aq e domosdoshme që personeli i Departamentit të Drejtësisë të ushtrojë kujdesin e duhur dhe të ruajë angazhimin absolut të Departamentit të Drejtësisë, asnjanësi dhe jo-partiak.” – shkroi Barr.

Kryeprokurori i SHBA-së, Barr

Sipas ‘New York Times’ dhe ‘CNN’, Richard Pilger, drejtori i Degës së Krimeve Zgjedhore në Seksionin e Integritetit Publik të Departamentit të Drejtësisë, informoi kolegët e tij për dorëheqjen në një email.

“Duke qenë familjarizuar me politikën e re dhe pasojat e saj, me keqardhje duhet të jap dorëheqjen nga roli im si drejtor i Degës së Krimeve Zgjedhore.” – thuhej në e-mail, sipas ‘New York Times’.

‘Times’ tha se Pilger do të kalonte në një rol tjetër brenda Departamentit të Drejtësisë, ndërsa ‘CNN’ tha se nuk ishte e qartë në e-mail nëse Pilger do të qëndronte në departament.

Shtetet kanë kohë deri më 8 dhjetor për të zgjidhur mosmarrëveshjet zgjedhore, duke përfshirë rinumërimet dhe çështjetgjyqësore mbi rezultatet. Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor mblidhen më 14 dhjetor për të dhënë përfundimisht rezultatin.

Barr, një aleat besnik i presidentit Donald Trump, ndihmoi në transmetimin e pretendimeve të Trump për mashtrim të votuesve para zgjedhjeve, duke sulmuar votimin përmes postës si të prirur për shtrëngim e detyrim të padrejtë, pavarësisht studimeve të shumta që demaskuan nocionin e manipulimit të votës në përgjithësi përmes votimit me postë.

Në përgjithësi, politika e Departamentit të Drejtësisë është ‘të mos kryejë hetime të hapura, përfshirë intervista me votues individualë, derisa të çertifikohet rezultati i zgjedhjeve të supozuara të prekur nga mashtrimi’.

Por Barr argumenton në memorandum se shqetësimet për akte të tilla mund të ndikojnë pa dashje në një zgjedhje, të minimizohen pasi të ketë përfunduar votimi dhe se në disa raste, hetimet nuk mund të vonohen derisa të certifikohen zgjedhjet.

Një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë tha se Barr-it nuk i ishte kërkuar nga Trump, apo askush tjetër në Shtëpinë e Bardhë ose ndonjë ligjvënës për të nxjerrë urdhrin në fjalë. Zyrtari nuk mund ta diskutonte çështjen publikisht dhe foli me ‘AP’ në kushte anonimiteti.

Barr ishte në zyrën e Udhëheqësit të Shumicës së Senatit, Mitch McConnell, në Capitol Hill të hënën pasdite dhe refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve kur u largua. Më herët të hënën, McConnell shprehu mbështetjen e tij ndaj Trump pas një periudhe heshtjeje paszgjedhore.

Avokati i fushatës së Biden, Bob Bauer, tha në një deklaratë se është ‘thellësisht për të ardhur keq që Prokurori i Përgjithshëm Barr zgjodhi të lëshojë një memorandum që do të ushqejë vetëm pretendimet’ spekulative, ëndërrimtare e fantazive të largëta’ që ai pretendon të mbrojë.

“Këto janë vetë lloji i pretendimeve që presidenti dhe avokatët e tij po bëjnë pa sukses çdo ditë, pasi paditë e tyre po tallen nga një gjykatë pas tjetrës.” – tha Bauer.

“Por, në fund të fundit, demokracia amerikane është më e fortë se çdo skemë politike e ngathët dhe cinike partizane.” – shtoi ai.

Në një seri postimesh në Twitter të hënën në mbrëmje, komisionerja e Komisionit Federal të Zgjedhjeve të SHBA-sa, Ellen Weintraub, tha se SHBA-të sapo kishin zhvilluar një ‘zgjedhje të drejtuar mirë, pavarësisht rrethanave të vështira, me zero prova të mashtrimit në masë’.

Ajo tha se ‘sfidat ligjore të shpërndara’ janë sjellë në të gjithë vendin dhe se ‘asnjëra prej tyre nuk mund të quhet me pretendime thelbësore’.

Ëeintraub vazhdoi duke thënë se asnjë nga sfidat nuk është mbështetur nga provat, duke shtuar se asnjë nga çështjet gjyqësore nuk do të ‘ndryshonte rezultatin e zgjedhjeve’.

“Ne nuk kemi parë asnjë provë që do të justifikonte një hetim të Departamentit të Drejtësisë.” – shkroi ajo.

“Masa e Prokurorit të Përgjithshëm ngre shqetësime të mëdha që ai po citon të çojë përpara një narrativë të preferuar politike sesa të ndjekë faktet dhe ligjin.” – shtoi komisionerja.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Globaltimes


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *