Vendosni fjalën kyçe....

PD reagon pas marrëveshjes së kryeministrit me naftëtarët: Rama gënjen, asgjë s’ka për të ndodhur


Pasi naftëtarët e Ballshit u shprehën se ishin të detyruar të pranonin ofertën e kryeministrit Edi Rama për mbështetje financiare, vjen një reagim nga Partia Demokratike.

Ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj thotë se përsëri nuk ka për të ndodhur asgjë me naftëtarët, që sipas tij do të vijojnë të vuajnë, ndërkohë që nafta do të vijojë të vidhet dhe kryeministri Edi Rama nuk do i mbajë premtimet as këtë radhë.

“Historia e mashtrimeve dhe e vjedhjeve të pasurisë kombëtare përsëritet çdo herë me Edi Ramën.

Edi Rama di vetëm të gënjejë. Një gënjeshtër sot, një gënjeshtër mot, ka kaq vite që u bën naftëtarëve premtime boshe. ‘U mbars mali e polli një mi’ – është thënia që i rri më mirë Edi Ramës, sepse edhe kësaj here asgjë nuk ka për të ndodhur. Naftëtarët do të vuajnë, nafta do të vidhet. 

Ndiqeni videon! Aty është fytyra e një kryeministri të pafytyrë që tallet me bukën e gojëa të qindra familjeve. Thotë të njëjtat gënjeshtra që të shtyjë edhe një ditë tjetër në karrige. Ajo është e vetmja gjë që i intereson. Njerëzit nuk i ka patur dhe nuk i ka në llogari.”– shkruan Alibeaj ndërsa shpërndan një video me deklarata të kryeministrit Edi Rama për Pandeminë që i vë përballë rrëfimeve të qytetarëve.


Naftëtarët e Rafinerisë së Ballshit të cilët ditën e djeshme nuk dolën të kënaqur nga takimi me kryeministrin Edi Rama, sot kanë vendosur të pranojnë ofertën e këtij të fundit.

Qeveria nuk i morë përsipër pagat e prapambetura të fituara me gjyq nga naftëtarët duke deklaruar se është marrëdhënie privat me privat. Por Rama u premtoi mbështetje financiare.

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve të Ballshit, Sokol Dautaj tha sot se e kanë pranuar ofertën e kryeministrit Edi Rama për mbështetje financiare, pasi janë në kushte të vështira ekonomike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *