Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo tha të martën se do të ketë “një tranzicion të qetë drejt një administrate të dytë Trump”.
“A është Departamenti i Shtetit aktualisht duke u përgatitur të angazhohet me ekipin e tranzicionit Biden?” e pyeti një reporter të martën. “Dhe nëse jo, në cilën pikë vonesa pengon një tranzicion të qetë ose paraqet rrezik për sigurinë kombëtare?”
“Do të ketë një tranzicion të qetë në një administratë të dytë Trump,” u përgjigj Pompeo. “E drejtë?”
“Ne jemi gati”-tha ai. “Bota po shikon se çfarë po ndodh, këtu. Ne do të numërojmë të gjitha votat; kur procesi të ketë përfunduar, do të zgjidhen delegatët. “-raporton Daily Wire.
“Ekziston një proces,” përsëriti Sekretari, “Kushtetuta e përcakton atë mjaft qartë. Bota duhet të ketë besim se tranzicioni i nevojshëm për të siguruar që Departamenti i Shtetit është sot funksional, i suksesshëm, me një president i cili është në detyrë më 20 janar dhe një minutë pas mesdite gjithashtu do të jetë i suksesshëm “.