Duke nisur nga e mërkura, hyjnë në fuqi rregullat e reja për të prenuar përhapjen e Covid-19.
Këtë mëngjes kryeministri Edi Rama ka publikuar në “Instagram” masat e reja që janë vendosur një ditë më parë nga Komiteti Teknik i ekspertëve.
Këtu përfshihet kufizimi i lëvizjes pas orës 22:00 në të gjithë vendin, mbyllje e bareve dhe orareve pas këtij orari. Këto rregulla do vijojnë të jenë në fuqi për të paktën 3 javët e ardhshme. Rama e shoqëron dhe me një hartë ku paraqiten dhe zonat më të nxehta në Shqipëri për pandeminë.
Rregullat e reja:
-Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.
-Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery).
-Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë.
-Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.